PËR NE
  • Z. PETRIT AJETI
    Drejtor i AKI
    PetritAjeti

    Petrit Ajeti është emëruar Drejtor i Agjencisë Kosovare për Intelegjencë nga Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës më 15 Prill 2021.

    Edukimi
    Petrit Ajeti ka lindur në Gjilan, më 11 Tetor 1981. Shkollën fillore dhe të mesme gjimnazin matematiko-natyror i ka mbaruar në Gjilan. Në vitin 2001 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë. Gjithashtu ka kryer studimet në nivelin Baçelor të Shkencave Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Petrit Ajeti ishte bursist i programit të bursave pasuniversitare të BE-së “Young Cell Scheme” përmes së cilit mbaroj studimet e nivelit Master i Arteve në Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në Universitetin “London Metropolitan” në Mbretërinë e Bashkuar.

    Kualifikimet

    Z. Ajeti ka ndjekur disa programe ndërkombëtare në kuadër të zhvillimit profesional në fushën e Sigurisë.
    -“Programin për Studimet e Aplikuara të Sigurisë” në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani,
    -Programin certifikues për Menaxhim të Mbrojtjes si dhe për Marrëdhëniet Civile - Ushtarake dhe Buxhetim të Mbrojtjes në “Naval Postgraduate School” në SHBA,
    -Programin certifikues “Menaxhimi i Bashkëpunimit të Sigurisë” në Institutin e Mbrojtjes për Studime të Bashkëpunimit të Sigurisë në SHBA,
    -Programin PRINCE 2 për Menaxhim të Projekteve. Ai gjithashtu është i certifikuar në Menaxhim dhe Operim me Materiale të Rrezikshme dhe Zjarrfikje nga Programi i Certifikimit të Emergjencave të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.

    Eksperienca

    Paralelisht me edukimin z. Ajeti gjithashtu ka qenë aktiv në fushën e sigurisë. Mbi 15 vjet përvojë pune në institucionet publike dhe private në fushën e sigurisë.
    - Nga viti 2007 deri në vitin 2010 z. Ajeti ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në cilësinë e zyrtarit të lartë në Departamentin për Hartimin e Politikave të Sigurisë së Brendshme si dhe në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion. Ai gjithashtu ka përvojë ndërkombëtare në fushën e sigurisë si kontraktor civil për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bazat ushtarake në Afganistan dhe Kosovë.

    - Nga viti 2013 ka punuar në kapacitete të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës si Zyrtar për koordinim të investimeve të huaja të mbrojtjes dhe ushtrues detyre i shefit të sektorit për integrim euro-atlantik

    - Së fundi Shef i Kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm. Çështjet kryesore ku ai është angazhuar përfshijnë Planifikimin, Programimin, Buxhetimin, dhe Ekzekutimi në fushën e mbrojtjes, gjithashtu z. Ajeti ka qenë anëtar i grupit punues ndërinstitucionale për hartimin e Strategjisë së parë të Mbrojtjes.

    Angazhimi në këto detyra Z. Ajetit i ka ofruar një pamje të shkëlqyeshme të çështjeve që duhet trajtuar nga institucionet e sigurisë, përfshirë kërcënimet ekzistenciale.

    Petrit Ajeti ka përvojë edhe në fusha tjera si: Asistent i angazhuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (viti akademi 2015-2016), si dhe Menaxher i Projektit të Financuar nga Komisioni Evropian për Themelimin e Qendrës Rajonale të Marketingut për Rajonin Ekonomik Lindorë.

    Z. Ajeti flet rrjedhshëm gjuhën angleze.

    Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Z. Ajeti është vëlla i dëshmorit Alban Ajeti.

Të drejtat e rezervuara © A K I