MISIONI I AKI
  • Portfolio

    Misioni i AKI është identifikimi i kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e Kosovës. Kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës konsiderohet kërcënimi ndaj integritetit territorial, integritetit të institucioneve, rendit kushtetues, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale në dëm të Kosovës.

    Këtë Mision, ne e realizojmë duke mbledhur dhe analizuar informacion për:

    - Nxitjen, ndihmën dhe shtytjen ose përkrahjen e terrorizmit
    - Spiunazhin kundër Kosovës apo në dëm të sigurisë së Kosovës
    - Sabotazhin drejtuar kundër infrastrukturës vitale të Kosovës
    - Krimin e organizuar kundër Kosovës apo në dëm të sigurisë së Kosovës në cilëndo mënyrë, duke përfshirë larjen e parave
    - Nxitjen e pakënaqësisë në strukturat e sigurisë
    - Trafikimin e substancave ilegale, armëve apo qenieve njerëzore
    - Prodhimin ilegal apo transportin e armëve të shkatërrimit në masë ose të komponentëve të tyre
    - Trafikimin ilegal të prodhimeve dhe teknologjive nën Kontrollin Ndërkombëtar
    - Aktivitetet që bien ndesh me të drejtën humanitare ndërkombëtare
    - Aktet e dhunës së organizuar apo të frikësimit kundër grupeve etnike apo fetare në Kosovë, dhe
    - Çështjet që kanë të bëjnë me kërcënime serioze ndaj shëndetit apo sigurisë publike

Të drejtat e rezervuara © A K I