Njoftime
  • Agjencia e Kosovës për Inteligjencë njofton se anulohet pjesërisht konkursi për punonjës të AKI, përkatësisht pozitat në fushën Menaxheriale/Udhëheqëse, i publikuar me datë 01.03.2018 me numër të referencës AKI 1/2018.

    Vazhdohet afati për pranimin e aplikacioneve për fushat e tjera të publikuara në konkursin e lartë shënuar: Profesionale (Analist, zyrtar i inteligjencës-kërkimit, njohës të fushës kibernetike) dhe Administrative/teknike. Procedura e aplikimit vazhdohet edhe për dhjetë (10) ditë kalendarike nga data e njoftimit, përkatësisht nga data 27 Prill 2018 deri me datën 06 Maj 2018.

    Për detale tjera më të hollësishme rreth konkursit referohuni tek web faqja zyrtare e AKI www.aki-rks.org

    Aplikantët e mëparshëm në fushat 2 dhe 3 nuk kanë nevojë për ri aplikim por mund të plotësojnë dokumentacionin e aplikimit, përkatësisht të dërgojnë dokumente shtesë të kërkuara në konkurs, nëse nuk i kanë bashkangjitur me rastin e aplikimit.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Bazuar në nenin 5 paragrafin 7 pika (vi) dhe nenin 12, të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Drejtori i AKI fton publikisht të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në:

    KONKURS
    Për punonjës/e të AKI

    Numri i referencës: AKI 1/2018
    Nivelet e pagave: Të klasifikuara
    Orari i punës: I plotë
    Numri i pozitave të lira: 16
    Kohëzgjatja e kontratës: E pacaktuar
    Vendet e punës: AKI (Objekt Qendror dhe Rajone)

    Konkursi shpallet në fushat:

    1. Menaxheriale/Udhëheqëse
    Kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare dhe përvojë pune menaxheriale sipas rregullave të brendshme.

    2. Profesionale (Analist, zyrtar i inteligjencës-kërkimit, njohës të fushës kibernetike)
    Kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare dhe përvojë pune sipas rregullave të brendshme referuar pozitave. Përparësi do të kenë kandidatët me njohuri apo përvojë në fushat specifike si më lartë dhe njohuri të gjuhëve të huaja veçanërisht gjuhëve të rralla.

    3. Administrative/teknike
    Kandidatët duhet të kenë shkollim të mesëm, varësisht prej pozitës mund të kërkohet edhe përgatitje universitare apo përvojë pune.

    Kriteret dhe kualifikimet tjera më specifike për secilën pozitë janë të klasifikuara dhe të parapara me rregullat e brendshme.

    Kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet për punësim në AKI si më poshtë:
    • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
    • Të jenë mbi moshën 18 vjeçare;
    • Të kenë kualifikimet e duhura arsimore dhe profesionale të përcaktuara me rregullat e brendshme;
    • Të kryejnë ekzaminimin mjekësor të kërkuar për pozitë;
    • Të jenë të liruar nga shërbimi ushtarak;
    • Të jenë të aftë të plotësojnë kërkesat e sigurisë nga legjislacioni në fuqi për AKI.

    Kohëzgjatja e punësimit:
    Punësimi është me afat të pacaktuar pas përfundimit me sukses të periudhës provuese bazuar në Ligjin për AKI, rregullat dhe procedurat e brendshme.

    Procedura e aplikimit:
    Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë biografinë dhe të cekin fushat në të cilat aplikojnë. Biografisë ti bashkëngjiten dokumentet apo dëshmitë si në vijim: një letër motivimi, dëshmitë për përfundim të studimeve të lëshuara nga institucionet arsimore, dëshmitë për përvojë pune, kopja e letërnjoftimit ose pasaportës, diplomat si dhe certifikatat e trajnimeve apo formave tjera të aftësimit profesional, letër rekomandimet, dy raportet e fundit të një pas njëshme të vlerësimit të punës, një fotografi 5x5 (jo më e vjetër se 30 ditë) si dhe vërtetim të lëshuar nga gjykata që dëshmon se kandidati nuk është dënuar si dhe nuk është duke u zhvilluar ndonjë procedurë penale ndaj tij.

    Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike duke dërguar dokumentacionin për aplikim në adresën elektronike:
    jobs@aki-rks.org.

    Për çdo informatë mund të na kontaktoni në numrin e telefonit: 045 383 520.

    Procesi i brendshëm i përzgjedhjes është i klasifikuar dhe përbëhet nga disa faza të selektimit dhe testimit, me ç ‘rast kandidatët mund tu nënshtrohen edhe kushteve specifike për punonjës të AKI, përfshirë edhe procedurën e verifikimit të sigurisë.

    Data e mbylljes së konkursit:

    Procedura e aplikimit vazhdohet edhe për dhjetë (10) ditë kalendarike nga data e njoftimit, përkatësisht nga data 27 Prill 2018 deri me datën 06 Maj 2018.
    Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar më lartë nuk pranohen kurse aplikacionet e mangëta refuzohen.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazat e mëtejme do të kontaktohen.
    Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ofron mundësi të barabarta për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar.
    Aplikimi juaj të jetë diskret, në rastet e aplikimit on-line të kujdeseni që aplikimi të mos bëhet nga IP adresa që identifikon lehtë vendqëndrimin tuaj të përhershëm.

Të drejtat e rezervuara © A K I