Njoftime
-
REAGIM NDAJ SHKRIMIT NË PAPARACI.COM
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë hedh poshtë dhe i cilëson të pavërteta pretendimet e artikullit të publikuar në paparaci.com, me titullin “Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues”.
AKI, në bazë të detyrave të përshkruara me ligj, bashkëpunon me të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. Pretendimet e shkrimit në fjalë, provojnë që të mashtrojnë opinionin publik dhe njëkohësisht të dëmtojnë kredibilitetin e AKI-së.
Prishtinë, 16/04/2023